Tjetër lojtar nga Kosova po fiton vëmendje në Itali: Arnis Ademi ishte në stol ndaj Comos në Serie A

Sport

Edhe një futbollist nga Kosova së shpejti mund të debutojë në kampionatin italian Serie A. Mbrojtësi i krahut të majtë Arnis Ademi u ftua nga Fiorentina në humbjen që pësuan nga Como, pavarësisht që nuk zhvilloi asnjë minutë. Ademi, është vetëm 19-vjeçar dhe ftesa që mori nga Fiorentina dëshmon se klubi italian ka besim tek […]

Madhësia e shkronjave

Edhe një futbollist nga Kosova së shpejti mund të debutojë në kampionatin italian Serie A.

Mbrojtësi i krahut të majtë Arnis Ademi u ftua nga Fiorentina në humbjen që pësuan nga Como, pavarësisht që nuk zhvilloi asnjë minutë.

Ademi, është vetëm 19-vjeçar dhe ftesa që mori nga Fiorentina dëshmon se klubi italian ka besim tek ai dhe shumë shpejtë mund t’i jepet mundësia për të debutuar në kampionatin italian.

Ndër të tjera, Ademi ka zhvilluar katër paraqitje për ekipin e të rinjve të Fiorenitnas, skuadër të cilës iu bashkua verën e kaluar nga Young Boys.

Mbrojtësi që përdoret edhe si mesfushor i majtë përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar, ku ka luajtur për grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19./Telegrafi/

Komentet