Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.
Sipas burimeve të Tch, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.

Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.
Kjo datë nuk dihet ende, pasi vendoset nga vetë Balluku dhe avokati i saj në bashkëpunim me prokurorinë.
Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.





