Ylli i PSG-së zbulon planin që kanë për ta ndalur Yamalin

Sport

Vitinha ka zbuluar planin e Paris Saint-Germainit për ta neutralizuar Lamine Yamalin në përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se skuadra do ta mbështesë plotësisht futbollistin që do ta zëvendësojë të lënduarin Nuno Mendes. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, mesfushori portugez foli për rrezikun që paraqet talenti i Barcelonës, por u […]

Madhësia e shkronjave

Vitinha ka zbuluar planin e Paris Saint-Germainit për ta neutralizuar Lamine Yamalin në përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se skuadra do ta mbështesë plotësisht futbollistin që do ta zëvendësojë të lënduarin Nuno Mendes.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, mesfushori portugez foli për rrezikun që paraqet talenti i Barcelonës, por u shpreh i bindur se PSG-ja do të jetë e përgatitur për këtë sfidë.

“E dimë se për çfarë është i aftë Yamal. Natyrisht, do të dëshironim ta kishim Nuno Mendesin, por fatkeqësisht ai është i lënduar”.

“Megjithatë, do të jemi të përgatitur dhe kushdo që do ta zëvendësojë do të jetë gati”.

“I gjithë ekipi do ta ndihmojë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta minimizuar ndikimin e Lamine”, deklaroi Vitinha, sipas mediumit Paris Team.

Mesfushori portugez theksoi se përballja nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e Yamalit, pasi Barcelona është një skuadër e nivelit të lartë dhe PSG-ja duhet të jetë e përgatitur për të gjitha rreziqet që paraqet kundërshtari.

Kështu, kampionët francezë synojnë ta përballojnë rrezikun nga krahu i Yamalit përmes angazhimit të gjithë skuadrës, në një përballje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Komentet