68 të arrestuar pas protestës së djeshme

Nacionale

Policia e Tiranës ka arrestuar 68 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme. Mes të arrestuarve janë edhe 7 të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç. Sipas policisë, personat e dyshuar kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Tiranës ka arrestuar 68 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme. Mes të arrestuarve janë edhe 7 të mitur, të moshës 15 deri në 17 vjeç.

Sipas policisë, personat e dyshuar kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë dhe godinave të institucioneve publike e private.

Si pasojë, janë dëmtuar fizikisht punonjës policie, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në godina dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit janë dëmtuar gjithsej 20 punonjës policie.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet