Bianca Censori me kostum të kuq rrjetë gjatë një mbrëmjeje me Kanye West në Los Angeles

Magazina

Bianca Censori u shfaq me një veshje provokuese gjatë një daljeje me bashkëshortin e saj, Kanye West, në klubin The Living Room në Los Angeles, të shtunën në mbrëmje. Arkitektja australiane, 31 vjeçe, kishte zgjedhur një kostum të kuq prej rrjete, pa reçipeta, të kombinuar me një fund të kuq transparent me prerje të ngushtë […]

Madhësia e shkronjave

Bianca Censori u shfaq me një veshje provokuese gjatë një daljeje me bashkëshortin e saj, Kanye West, në klubin The Living Room në Los Angeles, të shtunën në mbrëmje.

Arkitektja australiane, 31 vjeçe, kishte zgjedhur një kostum të kuq prej rrjete, pa reçipeta, të kombinuar me një fund të kuq transparent me prerje të ngushtë dhe këpucë me taka të larta.

Ajo e kompletoi pamjen me flokët ngjyrë gështenjë, të stiluar me kujdes, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Kanye West u shfaq me një kombinim xhins, të përbërë nga një xhaketë me jakë të lartë dhe pantallona xhins, të shoqëruara me çizme bezhë. Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore.

Censori është bërë e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme në modë.

Një nga paraqitjet më të komentuara ishte ajo në ceremoninë e çmimeve Grammy 2025, ku u shfaq me një veshje krejtësisht transparente, pasi hoqi pallton e zezë që kishte veshur fillimisht. /Telegrafi/

Komentet