U dashurua pas një gruaje në internet, shiti gjithçka për ta takuar – doli se ajo ishte me Al

Life/Bizare

Një 49-vjeçar nga Brazili shiti të gjithë pasurinë e tij dhe udhëtoi rreth 1.931 kilometra për të takuar një grua me të cilën besonte se do të martohej. Por, kur mbërriti në qytetin Belo Horizonte, zbuloi se ajo ishte një personazh i krijuar nga Al. Edimar Martins, murator nga shteti Maranhão, kishte zbuluar në vitin […]

Madhësia e shkronjave

Një 49-vjeçar nga Brazili shiti të gjithë pasurinë e tij dhe udhëtoi rreth 1.931 kilometra për të takuar një grua me të cilën besonte se do të martohej.

Por, kur mbërriti në qytetin Belo Horizonte, zbuloi se ajo ishte një personazh i krijuar nga Al.

Edimar Martins, murator nga shteti Maranhão, kishte zbuluar në vitin 2020 profilin e Jessica Oliveira-s, e njohur edhe si Jessica Fazendeira.

Profili, me më shumë se 300 mijë ndjekës, publikonte video të një gruaje që jetonte në fermë dhe premtonte strehim e mbështetje financiare.

Pas humbjes së nënës, Martins shpresonte të niste një jetë të re me të.

Ai udhëtoi me autobus për më shumë se një ditë, por askush në qytet nuk e njihte gruan.

Vetëm pasi iu drejtua një radioje lokale, mësoi se ajo nuk ekzistonte.

Administratori i profilit pranoi se personazhi ishte krijuar me AI dhe mohoi të kishte komunikuar drejtpërdrejt me të.

Ndërkohë, Martins mbeti pa para dhe mori ndihmë nga shërbimet sociale, të cilat i siguruan ushqim dhe biletë autobusi.

Pavarësisht zhgënjimit, 49-vjeçari nuk ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë dhe shpreson të gjejë një partnere në të ardhmen.

Sipas The Sun, ai është burri i tretë brenda më pak se gjashtë muajsh që udhëton drejt Belo Horizonte për të takuar një grua që rezulton të jetë e krijuar nga Al. /Telegrafi/

Komentet