Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821067-plenkoviq-uron-kurtin-riafirmon-mbeshtetjen-kroate-per-kosoven.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="plenkoviq-uron-kurtin,-riafirmon-mbeshtetjen-kroate-per-kosoven" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821067-plenkoviq-uron-kurtin-riafirmon-mbeshtetjen-kroate-per-kosoven.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="plenkoviq-uron-kurtin,-riafirmon-mbeshtetjen-kroate-per-kosoven"></p>Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të Qeverisë. Përmes një postimi në ‘X’, Plenkoviq shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kroacia mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të Kosovës. “Urime Kryeministrit Albin Kurti për</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin të ri në krye të Qeverisë.
Përmes një postimi në ‘X’, Plenkoviq shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kroacia mbetet një përkrahës i fuqishëm i integrimit evropian të Kosovës.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe punën e përbashkët për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, thuhet në mesazhin e Plenkoviq.