Një atraksion turistik në Kinë ka instaluar kohëmatës në dyert e tualeteve të grave, duke treguar se sa kohë ato qëndrojnë brenda.
Kur tualeti është i zënë, kohëmatësi ndizet me ngjyrë të kuqe, ndërsa kur është i lirë, shfaq ngjyrën e gjelbër.

Sistemi është vendosur në kompleksin e shpellave Yungang, në provincën Shanxi, për të ndihmuar vizitorët të dallojnë tualetet e lira dhe të shmangin pritjet e gjata.
Megjithatë, kohëmatësit nuk vendosin kufizim kohor për përdorimin e tualetit. /Telegrafi/





