Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Nacionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se i ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se i ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, ndërsa kjo, siç ka thënë ai, kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete.

“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/