Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin më pas ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të Sindikatës, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, duke kontribuar në përmbushjen më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare.

Sindikata ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, rajoneve dhe zyrtarëve policorë në vend.
Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohje për donatorin për këtë kontribut, duke e vlerësuar si mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe misionin e saj në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/





