Klodian Mihaj ka folur për jetën e tij private pas ndarjes nga Elijona Binakaj, duke zbuluar se për momentin nuk është gati për një histori të re dashurie.
I ftuar së fundmi në emisionin “Trotuar”, pjesë e programit “E diell”, Klodi iu përgjigj pyetjes së moderatores Nevina Shtylla, e cila e pyeti nëse zemra e tij ndodhet në një moment qetësie e reflektimi apo është e hapur për një lidhje të re.
“Zemra e Klodit është në një moment qetësie, reflektimi apo e hapur për histori të re?”, e pyeti ajo.

Foto: Instagram
“Për histori të re absolutisht që jo, akoma në stuhi”, u shpreh Klodi.
Përgjigjja e tij lë të kuptohet se, pas përfundimit të lidhjes me Elijonën, ai ende nuk e sheh veten duke nisur një romancë të re dhe duket se po i lë gjërat të marrin kohën e tyre.
Lidhja e Klodit dhe Elijonës ishte ndër historitë më të komentuara të dashurisë që nisi thuajse në Big Brother VIP Kosova.
Afrimiteti mes tyre tërhoqi vëmendjen e publikut që gjatë qëndrimit në reality shou, e më pas edhe u bë publike. /Telegrafi/
@topchanneltvalbania “Zemra ime ka stuhi”/ Klodi flet për jetën e tij sentimentale: Nuk jam gati për një histori të re!
♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip





