Elvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, fokus te partneritetet dhe investimet për Kosovën

Nacionale

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit, i cili ka nisur punimet në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO). Forumi i këtij viti mbahet nën moton “Inovo sot. Ushqe të nesërmen”, me fokus […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit, i cili ka nisur punimet në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Forumi i këtij viti mbahet nën moton “Inovo sot. Ushqe të nesërmen”, me fokus në veprimin global të të rinjve, shkencën dhe inovacionin, si dhe investimet dhe partneritetet për zhvillimin e sistemeve ushqimore.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Shala do të fokusohet në rëndësinë e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe sigurimit të investimeve për Kosovën, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe në projektet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një tjetër temë e diskutimeve të saj do të jetë përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe roli i tyre në krijimin e zgjidhjeve për sfidat globale të ushqimit. Forumi synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve, institucioneve, komunitetit shkencor dhe sektorit privat për ndërtimin e sistemeve ushqimore më të qëndrueshme.

Në kuadër të forumit, Shala pritet të zhvillojë diskutime me delegacionet pjesëmarrëse për mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa që mbështesin investimet dhe zhvillimin bujqësor.

Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të cilët po marrin pjesë në këtë forum.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, të promovojë potencialin e Kosovës dhe të forcojë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.