Aktorja e njohur amerikane dhe fituesja e Oscar-it, Eva Marie Saint, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Saint fitoi Oscar në vitin 1955 për rolin e saj në filmin “On the Waterfront”, ku luajti përkrah Marlon Brandos.
Ajo u bë veçanërisht e njohur edhe për rolin e Eve Kendall në filmin klasik të Alfred Hitchcock, “North by Northwest”, të vitit 1959.

Karrierën e nisi në televizion, ndërsa gjatë viteve interpretoi në një sërë filmash të njohur dhe produksionesh televizive.
Në vitin 1990 fitoi edhe një çmim Emmy për rolin në mini-serialin “People Like Us”.
Në vitet 2000, u rikthye në kinematografi me filma si “Superman Returns”, ku interpretoi Martha Kent.
Paraqitjen e fundit në ekranin e madh e pati në vitin 2014 me “Winter’s Tale”.
Me vdekjen e saj, bota e kinemasë humbet një prej figurave të rëndësishme të brezit të artë të Hollywoodit.
Eva Marie Saint ishte gjithashtu fituesja më e moshuar e Oscarit që jetonte ende. /Telegrafi/





