Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 30 gradë

Nacionale

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës e pasdite kryesisht në veri deri në orët e mëngjesit e kthjellime. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës e pasdite kryesisht në veri deri në orët e mëngjesit e kthjellime.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 15m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/