Producenti i filmave, Sebastian Bear-McClard, ish-bashkëshorti i modeles Emily Ratajkowski, është bërë baba për herë të dytë.
Ai dhe partnerja e tij, Alessandra Brawn, kanë mirëpritur një djalë, të cilin, sipas burimeve, e kanë quajtur Donte.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë mirë dhe se të dy janë jashtëzakonisht të lumtur për ardhjen e anëtarit të ri në familje.

Bear-McClard dhe Brawn janë në lidhje që nga viti 2025, teksa thuhet se njihen që nga fëmijëria.
Alessandra Brawn ka edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, e Bear-McClard ka një djalë pesëvjeçar, Sylvester Apollo Bear me Emily Ratajkowskin.
Bear-McClard dhe Ratajkowski u martuan në shkurt të vitit 2018, divorci i tyre u finalizua në korrik të vitit 2025, pas raportimeve për tradhti.
Ratajkowski ka folur më pas publikisht për ndarjen dhe vështirësitë që përjetoi pas lindjes së djalit.
Ajo gjithashtu rrëfeu se kishte pasur frikë që në fëmijëri nga mundësia për t’u bërë nënë e vetme.
Ndërkohë, Bear-McClard është parë së fundmi në New York duke shëtitur me foshnjën. /Telegrafi/





