Si u krijua ISIS-i, sipas Trumpit?

Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar mënyrën se si u menaxhua situata në Irak pas ndërhyrjes amerikane, duke e lidhur shkarkimin e strukturave të sigurisë me krijimin e grupit terrorist ISIS. “Ata i pushuan të gjithë nga puna në Irak – ushtarët, gjeneralët, policët. Nuk kishin askënd që ta drejtonte Irakun dhe kështu u formua […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar mënyrën se si u menaxhua situata në Irak pas ndërhyrjes amerikane, duke e lidhur shkarkimin e strukturave të sigurisë me krijimin e grupit terrorist ISIS.

“Ata i pushuan të gjithë nga puna në Irak – ushtarët, gjeneralët, policët. Nuk kishin askënd që ta drejtonte Irakun dhe kështu u formua ISIS-i”, tha ai.

Sipas tij, administrata amerikane ka nxjerrë mësime nga ajo përvojë dhe nuk do të përsërisë të njëjtën qasje.

“Ne e bëjmë shumë ndryshe. Mësuam nga marrëzia e asaj që bënë në Irak”, u shpreh lideri amerikan.

Trump nuk dha më shumë detaje rreth masave konkrete për të cilat po fliste, por komentet e tij rikthejnë në vëmendje pasojat e vendimeve të marra pas rrëzimit të regjimit të Saddam Husseinit në vitin 2003.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se e kanë “përfunduar zyrtarisht” misionin e tyre kundër ekstremistëve në Irak, pas tërheqjes së trupave nga baza ajrore e Erbilit në rajonin e Kurdistanit. /Telegrafi/