Numërimi mbrapsht ka nisur për një nga koncertet e shumëpritura të tenorit kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.
Cyrihu do të jetë ndalesa e parë e turneut të tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, i cili nis më 10 tetor 2026 në skenën e Kongresshaus Zürich.

Lahaj do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble, për të sjellë një program muzikor që ndërthur këngët shqiptare, të lidhura ngushtë me origjinën dhe vendlindjen e tij, me vepra dhe këngë ikonike të repertorit ndërkombëtar.
Koncerti do të mbahet më 10 tetor 2026, duke nisur nga ora 20:00, në Kongresssaal të Kongresshaus Zürich.
“PASSION & ORIGIN” pritet të jetë një udhëtim artistik përmes rrënjëve shqiptare të Lahajt dhe repertorit ndërkombëtar, duke bashkuar në një program të vetëm identitetin, emocionin dhe përvojën e tij në skenat e mëdha botërore.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koncerti, biletat janë në dispozicion përmes Ticketmaster. /Telegrafi/





