Rreth 150 gra kanë përfunduar trajnimin në akademinë e re të policisë në Siri, duke i dhënë shtysë përpjekjeve për rindërtimin e forcave të sigurisë dhe rritjen e rolit të grave në polici.
Ceremonia e diplomimit u zhvillua në Al-Tal, në veri të Damaskut, pas gjashtë muajsh trajnimi.
Të diplomuarat u shfaqën duke marshuar dhe kryer ushtrime fizike.
Trajnimi përfshiu aftësi ushtarake dhe fizike, procedurat policore, ligjin dhe punën në terren.
Raportohet se akademia është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve të reja siriane për të rindërtuar forcat e sigurisë dhe për të rritur përfshirjen e grave në polici.
Njëra prej të diplomuarave, 22-vjeçarja May Aklajneh, tha se të bëhej police kishte qenë një ëndërr e saj që nga fëmijëria dhe se u regjistrua sapo nisi rekrutimi.
Grupi i parë i të diplomuarave pritet t’u bashkohet njësive të Ministrisë së Brendshme në qytete të ndryshme të vendit.






