Një ushtar izraelit është plagosur rëndë në një sulm të dyshuar me përplasje me makinë, pranë një pike kontrolli afër vendbanimit Beit Horon në Bregun Perëndimor të pushtuar.
I lënduari është identifikuar si Neria Leiter, djali i ambasadorit të Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter.
Sipas raportimeve, automjeti dyshohet se është përdorur për të goditur ushtarin në pikën e kontrollit.
Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, transmeton Telegrafi.
Autoritetet izraelite po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e personit që dyshohet se qëndron pas sulmit. /Telegrafi/





