Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819292-inspektorati-policor-rekomandon-suspendimin-e-nje-zyrtari-policor-ne-fushe-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="inspektorati-policor-rekomandon-suspendimin-e-nje-zyrtari-policor-ne-fushe-kosove" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819292-inspektorati-policor-rekomandon-suspendimin-e-nje-zyrtari-policor-ne-fushe-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="inspektorati-policor-rekomandon-suspendimin-e-nje-zyrtari-policor-ne-fushe-kosove"></p>Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës. Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së po zhvillojnë hetime ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Sulm”. Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Sipas njoftimit</div>

Madhësia e shkronjave

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës. Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së po zhvillojnë hetime ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Sulm”.
Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i përfshirë në rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.