Pak minuta nga nisja e seancës plenare në Kuvend, policia ka rrethuar zonën dhe ka shtuar masat e sigurisë. Këto masa janë ndërmarrë për shkak se qytetarët kanë paralajmëruar një protestë para ambienteve të Kuvendit teksa deputetët do të mbajnë seancën e radhës plenare.
Policia ka vendosur gardh metalik në rrugët që të çojnë tek Kuvendi. Masat janë marrë në mënyrë që protestuesit mos t’i afrohen perimetrit të Kuvendit dhe të mos këtë përshkallëzim pranë ambienteve të Parlamentit. /Euronews.al/






