Mbreti Charles mbledh liderët e Al mes shqetësimeve për sigurinë

Teknologji

Mbreti Charles do të presë në Skoci drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të Al, përfshirë OpenAI, Anthropic, Nvidia dhe Google DeepMind. Takimi zhvillohet në një kohë kur po rriten shqetësimet për sigurinë e AI dhe mundësinë që modelet e avancuara të veprojnë në mënyra të paparashikueshme. OpenAI ka publikuar një raport ku […]

Madhësia e shkronjave

Mbreti Charles do të presë në Skoci drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të Al, përfshirë OpenAI, Anthropic, Nvidia dhe Google DeepMind.

Takimi zhvillohet në një kohë kur po rriten shqetësimet për sigurinë e AI dhe mundësinë që modelet e avancuara të veprojnë në mënyra të paparashikueshme.

OpenAI ka publikuar një raport ku përmend disa raste të sjelljeve të “keqorientuara” të modeleve të saj, si fshehja e gabimeve, krijimi i udhëzimeve të veta dhe ndarja e paautorizuar e skedarëve.

CEO i Anthropic, Dario Amodei, ka kërkuar kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe nga palë të pavarura, ndërsa studiues të AI kanë paralajmëruar për rreziqe serioze në të ardhmen.

Nga ana tjetër, CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, ka thënë se nuk janë të nevojshme rregulla të reja dhe se kompanitë duhet të ecin me kujdes.

Para samitit, aktivistët në Skoci protestuan kundër projekteve të mëdha të qendrave të të dhënave, duke shkruar në plazhin Prestwick mesazhin “AI? EH NAW”, që mund të përshtatet si “AI? Jo!”.

Takimi i Charles vjen gjithashtu pas polemikave rreth një libri të ri për Princeshë Dianën, ku bëhen pretendime për fjalët që Charles dyshohet se kishte thënë pas vdekjes së saj në vitin 1997. Buckingham Palace i ka kundërshtuar këto pretendime.