Tottenham pa gol pas katër ndeshjesh, vetëm Crystal Palace e kishte nisur më keq Ligën Premier në vitin 2017

Sport

Tottenham ka regjistruar një nisje alarmante të sezonit në Ligën Premier, pasi pas katër javësh ende nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Skuadra e Roberto De Zerbit barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Evertonit, duke mbetur sërish pa e gjetur rrjetën. Në katër ndeshjet e para të sezonit, Tottenham ka marrë këto rezultate: Kjo do […]

Madhësia e shkronjave

Tottenham ka regjistruar një nisje alarmante të sezonit në Ligën Premier, pasi pas katër javësh ende nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Skuadra e Roberto De Zerbit barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Evertonit, duke mbetur sërish pa e gjetur rrjetën.

Në katër ndeshjet e para të sezonit, Tottenham ka marrë këto rezultate:

Kjo do të thotë se londinezët kanë kaluar 360 minuta futboll pa shënuar gol në kampionat.

Në historinë e Ligës Premier, vetëm Crystal Palace ka pasur një seri më të gjatë pa gol në fillim të sezonit.

Në edicionin 2017/18, Palace nuk shënoi në shtatë ndeshjet e para të kampionatit.

Megjithatë, për Tottenhamin situata është edhe më shqetësuese, pasi kjo është nisja më e gjatë pa gol në historinë e klubit në të gjitha katër nivelet e para të futbollit anglez.

De Zerbi tashmë përballet me një problem serioz në repartin ofensiv, pasi Tottenham ende nuk ka gjetur zgjidhjen për të thyer këtë thatësirë golash. /Telegrafi/