Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës për votimin e Qeverisë së re.
Rama ka komentuar praninë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe në sallën e Kuvendit, duke e lidhur këtë situatë me qëndrimet që, sipas tij, Vetëvendosje ka mbajtur ditë më parë ndaj Listës Serbe dhe përfaqësuesve të komunitetit serb.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar:
“Sot paskan vendos mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim! Pamje historike!”
Reagimi i Ramës vjen në një moment të rëndësishëm politik, kur Kuvendi po zhvillon seancën për votimin e përbërjes së re të Qeverisë.





