I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin

Nacionale

Policia e Tiranës njoftoi se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec pranë Vorës, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300,000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Tiranës njoftoi se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec pranë Vorës, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300,000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Policia thotë se nga hetimet u zbulua se autor i kërcënimit ishte A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

“Nëpërmjet kanosjes për jetën, ky shtetas ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300, 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit”, deklaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit” – thuhet në njoftimin e policisë.