Nicole Kidman shfaqet mahnitëse në Sydney me një dukje elegante

Magazina

Nicole Kidman bëri një paraqitje të papritur në Sydney, duke surprizuar fansat gjatë një shfaqjeje speciale të “Practical Magic 2” në HOYTS Cinemas Entertainment Quarter. Aktorja 59-vjeçare u prit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa u tha të pranishmëve me humor: “Nuk mund t’ju lejoja të pini margarita pa mua”. Kidman tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen […]

Madhësia e shkronjave

Nicole Kidman bëri një paraqitje të papritur në Sydney, duke surprizuar fansat gjatë një shfaqjeje speciale të “Practical Magic 2” në HOYTS Cinemas Entertainment Quarter.

Aktorja 59-vjeçare u prit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa u tha të pranishmëve me humor: “Nuk mund t’ju lejoja të pini margarita pa mua”.

Kidman tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj elegante. Ajo kishte zgjedhur një fustan ngjyrë fildishi, me lule sateni, dantellë, qëndisje delikate me trëndafila të kuq dhe detaje të drapuara, të cilin e kombinoi me këpucë të kuqe të ndezura.

“Është vërtet e mrekullueshme 28 vjet më vonë, si gra, të jemi ende këtu. Pra, faleminderit për dekada e dekada mbështetjeje. Ju dua”, u shpreh aktorja para publikut.

Ajo tregoi se kishte udhëtuar drejt Australisë posaçërisht për të surprizuar fansat, pasi vetëm pak ditë më parë kishte marrë pjesë në premierën e filmit në Los Angeles.

Në fund të mbrëmjes, Kidman udhëhoqi audiencën edhe në një dolli me margaritë, para se t’i uronte fansave gjithë të mirat dhe të largohej. /Telegrafi/