Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari humb jetën pasi ra në humnerë

Nacionale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi F.S, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë. […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Policia është njoftuar se shtetasi F.S, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e lëndimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën, raporton euronews.al.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.