Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar sot lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit.
Ramadani në një postim në Facebook shkruan sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit.
Sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit.
Nga nesër nuk mbetet më asnjë afat, as kushtetues, as sipas interpretimit politik që vetë VV-ja e ka bërë.
• Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
• Seanca konstituive është thirrur më 6 gusht.
• Interpretimi kushtetues është se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Sipas këtij interpretimi, afati ka përfunduar më 7 gusht.
• Interpretimi politik i Vetëvendosjes ka qenë se afati prej 30 ditësh fillon nga dita e thirrjes së seancës konstituive. Sipas kësaj logjike, afati skadon sonte, më 5 shtator, në orën 23:59.
Jo vetëm që nuk u respektua interpretimi kushtetues për afatin e konstituimit të Kuvendit, por Vetëvendosje nuk po e respekton as interpretimin e saj politik për këtë afat.
Prandaj, thirrja e vazhdimit të seancës për 9 shtator nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim i qëllimshëm dhe si një veprim që prodhon jostabilitet institucional.
Kuvendi mund të konstituohet vetëm edhe sot.
Pas sonte nuk ka më asnjë arsyetim, asnjë interpretim dhe asnjë sekondë shtesë.
Pas ditës së sotme, nuk ka më afat as kushtetues, as politik, as moral. /Telegrafi/






