Shpërthim i fuqishëm në një objekt ushtarak në Bolivi, të paktën 10 të vdekur

Bota

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një objekt ushtarak në Viacha, në departamentin La Paz të Bolivisë, raportojnë mediat lokale. Ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, bëri të ditur se mes të plagosurve janë edhe 52 civilë. Sipas tij, shpërthimi ndodhi në […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një objekt ushtarak në Viacha, në departamentin La Paz të Bolivisë, raportojnë mediat lokale.

Ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, bëri të ditur se mes të plagosurve janë edhe 52 civilë.

Sipas tij, shpërthimi ndodhi në një zonë të objektit ku ishte magazinuar pajisje piroteknike, shkruan reuters.

Forcat e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Fillimisht, ministri Justiniano kishte bërë thirrje për kujdes në lidhje me raportimet për viktima, duke theksuar se numri i të vdekurve nuk do të bëhej publik zyrtarisht pa u konfirmuar plotësisht.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet boliviane po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi incidenti. /Telegrafi/