Koci njofton – është liruar Dukagjin Maxhuni, i arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe

Nacionale

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe. Koci këtë njoftim e ka bërë të ditur në një postim në Facebook. Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. […]

Madhësia e shkronjave

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe.

Koci këtë njoftim e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.

Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte.

Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë.

Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre.

Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të.