E kryer, Meriton Korenica transferohet te FCSB

Sport

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica pritet ta kompletojë transferimin e tij nga CFC Cluj te FCSB në mbyllje të afatit kalimtar të Rumani. Ditëve të fundit është përfolur shumë për një ndryshim skuadre nga Korenica në ditët e fundit të afatit kalimtar në Rumani dhe tashmë kanë ardhur edhe konfirmimet. Sipas mediumit rumun […]

Madhësia e shkronjave

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica pritet ta kompletojë transferimin e tij nga CFC Cluj te FCSB në mbyllje të afatit kalimtar të Rumani.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një ndryshim skuadre nga Korenica në ditët e fundit të afatit kalimtar në Rumani dhe tashmë kanë ardhur edhe konfirmimet.

Sipas mediumit rumun Gsp.ro, FCSB ka kryer tri transferime tashmë dhe njëri nga ta është Meriton Korenica, i cili pritet të zyrtarizohet më së largu nesër (e premte).

Ky medium shton se reprezentuesi i Kosovës u ble nga CFR Cluj për 600,000 euro dhe do të marrë një pagë prej 30,000 eurosh në muaj te FCSB, në një kontratë dyvjeçare.

“Ne nënshkruam me Korenicën, nuk bëmë asnjë ankand për të. Bëmë një ofertë prej 600,000 eurosh dhe kaq!”, ka konfirmuar presidenti i FCSB, Gigi Becali për Digisport Special.

Ndryshe, Korenica e nisi sezonin e tij të tretë me fanellën e CFR Cluj, gjatë të cilit pati disa shifra të shkëlqyera: 27 gola dhe 16 asistime në mbi 100 ndeshje.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti gjithashtu për Rahovecin, Shkëndijën, Lirinë, Prishtinën, Ballkanin dhe Manisan në Turqi, para transferimit te Cluj. /Telegrafi/