Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit, vdekja e të cilit tronditi botën e televizionit

Magazina

Sot i jepet lamtumira e fundit TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi, vdekja e të cilit ka tronditur komunitetin e televizionit. Siç ka njoftuar miku i tij i ngushtë, Egzon Sahiti, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në fshatin Llukar të Prishtinës, në orën 17:00. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më […]

Madhësia e shkronjave

Sot i jepet lamtumira e fundit TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi, vdekja e të cilit ka tronditur komunitetin e televizionit.

Siç ka njoftuar miku i tij i ngushtë, Egzon Sahiti, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në fshatin Llukar të Prishtinës, në orën 17:00.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 03.09.2026, në orën 17:00, do të bëhet varrimi i shokut tonë të dashur, Laurent Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Laurent”, ka shkruar Sahiti.

Vdekja e TikTokerit ka tronditur botën e televizionit, ndërsa miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij janë shprehur të pikëlluar për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Laurent Krasniqi ndërroi jetë pas një aksidenti me motoçikletë në fshatin Llukar të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar të përfshirë në aksident, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas motoçikleta.