Arsenali ka vendosur të mos procedojë me transferimin e anësorit belg, Malick Fofana, pasi trajneri Mikel Arteta nuk ishte bindur plotësisht për përshtatshmërinë e tij në Ligën Premier.
Sipas The Athletic, londinezët kishin marrë mundësinë për të nënshkruar me 21-vjeçarin nga Lyon, ndërsa drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, e vlerësonte shumë profilin e lojtarit.
Megjithatë, Arteta zhvilloi disa biseda me Fofanën, por nuk u bind përfundimisht nga transferimi.

Trajneri spanjoll kishte shqetësime në lidhje me aftësinë e belgut për t’u përballur me intensitetin dhe fizikun e futbollit anglez.
Me opinionet brenda klubit të ndara, Arsenali zgjodhi të mos e konkretizonte marrëveshjen.
Një tjetër faktor ishte edhe shqetësimi për respektimin e kufizimeve të shpenzimeve, me klubin që, sipas disa raportimeve, ishte i gatshëm ta merrte Fofanën vetëm në formë huazimi.
Megjithatë, burime pranë Arsenalit e kanë mohuar këtë pretendim.
Në fund, Fofana u bë pjesë e një gare të fortë transferimi, me Sunderlandin dhe Crystal Palace që luftuan për shërbimet e tij.
Belgu përfundimisht iu bashkua Sunderlandit, me Lyonin që pranoi një marrëveshje në vlerën totale prej 35 milionë eurosh. /Telegrafi/





