Prishtina zhvendoset nga “Fadil Vokrri”, ndeshja me Vushtrrinë do të luhet në Kampin Nacional

Sport

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar se ndeshje e javës së ardhshme në Albi Mall Superligën e Kosovës nuk do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri. Prishtina e ka nisur mirë sezonin duke fituar dy ndeshjet e para në shtëpi, ndaj Ballkanit me rezultat 4-2 dhe ndaj Llapit me rezultat të thellë 4-0, ndërsa ndeshje e […]

Madhësia e shkronjave

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar se ndeshje e javës së ardhshme në Albi Mall Superligën e Kosovës nuk do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Prishtina e ka nisur mirë sezonin duke fituar dy ndeshjet e para në shtëpi, ndaj Ballkanit me rezultat 4-2 dhe ndaj Llapit me rezultat të thellë 4-0, ndërsa ndeshje e javës së dytë ndaj Dritës u shty.

Megjithatë, në ndeshjen e ardhshme, e cila gjithashtu ishte e programuar për t’u luajtur në shtëpi, Prishtina nuk do të mund të luajë në “Fadil Vokrri”.

Është vet klubi bardhekaltër që ka njoftuar se ndeshja me Vushtrrinë do të luhet të premten në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky vendim vjen në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi fusha e stadiumin Fadil Vokrri do të rinovohet para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Për shkak të punimeve që do të nisin në stadiumin “Fadil Vokrri” për riparimin e fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ndeshja FC Prishtina – FC Vushtrria zhvendoset dhe do të zhvillohet të premten në Kampin Nacional në Hajvali.

Vendimi është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës