Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut

Nacionale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në pah pjesëmarrjen e kreut të SPAK Klodina Braho në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, #IDEC40, të zhvilluar në Buenos Aires nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA). Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të […]

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në pah pjesëmarrjen e kreut të SPAK Klodina Braho në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, #IDEC40, të zhvilluar në Buenos Aires nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA).

Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në postimin e saj, Ambasada e SHBA thekson se në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në #IDEC40, forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara, raporton euronews.al.

“Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara.

Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara”.