“Kutia e Kujtesës”, ekspozita e Burim Myftiut që rikthen në vëmendje kujtesën e luftës

Magazina

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë do të hapet ekspozita e artit bashkëkohor “Kutia e Kujtesës | The Memory Box”, e artistit Burim Myftiu. Ceremonia e hapjes do të mbahet të martën, më 1 shtator 2026, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa ekspozita është kuruar nga Rafet Jonuzi, Shkëlzen Maliqi dhe Elton Koritari. […]

Madhësia e shkronjave

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë do të hapet ekspozita e artit bashkëkohor “Kutia e Kujtesës | The Memory Box”, e artistit Burim Myftiu.

Ceremonia e hapjes do të mbahet të martën, më 1 shtator 2026, duke filluar nga ora 19:00, ndërsa ekspozita është kuruar nga Rafet Jonuzi, Shkëlzen Maliqi dhe Elton Koritari.

“Kutia e Kujtesës” sjell në fokus kujtesën e luftës dhe mënyrën se si gjurmët e saj vazhdojnë të reflektohen në kohë, përmes një qasjeje të bazuar në gjuhën e artit bashkëkohor.

Ekspozita eksploron përvojën njerëzore të lidhur me luftën, por edhe mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës ndërtojnë dhe formësojnë kujtesën kolektive.

Përmes veprave të tij, Burim Myftiu trajton kujtesën jo vetëm si një dëshmi të së kaluarës, por edhe si një proces që vazhdon të jetojë në të tashmen, duke ngritur pyetje mbi përvojën, traumën, identitetin dhe mënyrën se si shoqëritë i ruajnë gjurmët e historisë.

Në këtë kuptim, “Kutia e Kujtesës” synon të krijojë një hapësirë reflektimi për publikun, ku arti shërben si mjet për të rikthyer në vëmendje përvojat njerëzore dhe kujtesën kolektive të luftës.

Ekspozita u drejtohet të gjithë atyre që duan ta përjetojnë artin bashkëkohor si një formë dialogu me të kaluarën dhe si një mënyrë për të reflektuar mbi gjurmët që lufta ka lënë në kujtesën individuale dhe kolektive. /Telegrafi/