Muçi asiston për Salah, por Hasi me Krasniqin dhe Dellovën triumfojnë ndaj Trabzonsporit

Sport

Trabzonspori ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Amedspori në javën e tretë të Superligës së Turqisë, në një ndeshje ku Ernest Muçi dha asistim, por në fund fitoren festuan Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi dhe trajneri Besnik Hasi. Ylli i Kombëtares së Shqipërisë vazhdoi formën e mirë, duke dhënë edhe një tjetër asistim për sulmuesin […]

Madhësia e shkronjave

Trabzonspori ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Amedspori në javën e tretë të Superligës së Turqisë, në një ndeshje ku Ernest Muçi dha asistim, por në fund fitoren festuan Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi dhe trajneri Besnik Hasi.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë vazhdoi formën e mirë, duke dhënë edhe një tjetër asistim për sulmuesin egjiptian, Mohammed Salah.

Në minutën e 11-të, Muçi e pa mirë shkëputjen e Salah, duke përfituar nga mbrojtja kundërshtare e pozicionuar lart. Mesfushori shqiptar dhuroi një pasim vertikal të saktë, ndërsa Salah pati vetëm detyrën ta mposhtte portierin dhe ta kalonte Trabzonsporin në epërsi 1-0.

Megjithatë, Amedspori u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë. Mbaye Diagne fillimisht humbi një penallti, por pas topit të kthyer, Yira Sor arriti të shënonte për rezultatin 1-1.

Goli i fitores për ekipin e udhëhequr nga Besnik Hasi erdhi në minutën e 90-të, kur Gift Orban realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi luajtën për 90 minuta në këtë takim nën drejtimin e Hasit, duke ndihmuar Amedsporin të marrë fitoren e dytë në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, Amedspori ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e pestë, me po aq pikë sa Besiktasi dhe Fenerbahçe. /Telegrafi/