Karim Benzema nuk është më lojtar i Al-Hilal. Sulmuesi francez është larguar zyrtarisht nga klubi saudit pas vetëm gjashtë muajsh, ndonëse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
38-vjeçari bëri gjithsej 13 paraqitje me Al-Hilal, duke realizuar nëntë gola.
“Al-Hilal dëshiron ta falënderojë Benzeman për kontributin e tij gjatë kohës që luajti me ekipin tonë. Brenda dhe jashtë fushës, ai gjithmonë ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Benzema e filloi karrierën e tij te Lyoni, ndërsa periudhën më të suksesshme e kaloi te Real Madridi, ku luajti nga viti 2009 deri në vitin 2023 dhe u shndërrua në një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e klubit.
Ai u largua nga Real Madridi për te Al-Ittihad në vitin 2023, ndërsa në fillim të këtij viti iu bashkua Al-Hilal.
Sipas mediave spanjolle, Benzema nuk pritet t’i japë fund ende karrierës si futbollist, ndërsa një transferim në MLS përmendet si një nga mundësitë e ardhshme.
Me kombëtaren e Francës, Benzema ka zhvilluar 97 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola. /Telegrafi/






