Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të hënën marrëveshje për kandidatin e përbashkët për President të Republikës së Kosovës.
Kandidati i dakorduar është profesori doktor Bekim Sejdiu, emër jo-partiak, i cili ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se është vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Marrëveshja është arritur pas takimeve të vazhdueshme ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Menjëherë pas publikimit të marrëveshjes kanë nisur edhe reagimet politike.

Derisa disa figura e kanë mirëpritur dhe mbështetur kandidaturën e Sejdiut, brenda LDK-së janë shfaqur edhe kundërshtime.
Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet, deklaratat dhe reagimet pas marrëveshjes.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar përmes marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Për ta lexuar reagimin e tij të plotë: kliko këtu.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
Për ta lexuar reagimin e plotë të Haxhiut: Kliko këtu.
Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.
Osmani e ka vlerësuar Sejdiun si një profesionist të dëshmuar dhe figurë me integritet, duke thënë se ai përfaqëson seriozitetin dhe vizionin që kërkon posti i presidentit.Për ta lexuar reagimin e saj të plotë: Kliko këtu.
Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu.
Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.





