37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Nacionale

Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar. Mësohet se 37-vjeçarja, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, bluzat e bardha kanë […]

Madhësia e shkronjave

Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë transportit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim të specializuar.

Mësohet se 37-vjeçarja, me inicialet M. K., e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, bluzat e bardha kanë vendosur që pacientja të transportohej drejt një spitali të specializuar në kryeqytet.

Por gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, ndërsa rasti është nën verifikim. /euronews/