Liverpooli merr përsipër edhe një pagesë shtesë për Barcolan, marrëveshja drejt finalizimit

Sport

Liverpooli është shumë pranë finalizimit të transferimit të bujshëm të anësorit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, teksa klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit francez. “Reds”-at kanë dakorduar me PSG-në një paketë prej 106 milionë funte (rreth 123 milionë euro) fikse, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 17 milionë funte bonuse. Megjithatë, gjatë negociatave […]

Madhësia e shkronjave

Liverpooli është shumë pranë finalizimit të transferimit të bujshëm të anësorit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, teksa klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit francez.

“Reds”-at kanë dakorduar me PSG-në një paketë prej 106 milionë funte (rreth 123 milionë euro) fikse, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 17 milionë funte bonuse.

Megjithatë, gjatë negociatave është shfaqur edhe një detaj tjetër financiar.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Liverpooli ka rënë dakord të mbulojë vetë një pagesë prej rreth 5 milionë eurosh për Lyonin, ish-klubin e Barcolës.

Kjo shumë lidhet me mekanizmin e solidaritetit të FIFA-s, përmes të cilit klubet që kanë kontribuar në zhvillimin dhe formimin e një futbollisti përfitojnë një përqindje nga vlera e transferimit të tij.

Barcola është zhvilluar pjesërisht në akademinë e Lyonit, ndaj klubi francez kishte të drejtë të përfitonte rreth 4.5 deri në 5 milionë euro, varësisht nga vlera përfundimtare e marrëveshjes dhe bonuset.

Sipas Jacobs, presidenti i Liverpoolit, Mike Gordon, drejtori ekzekutiv Billy Hogan dhe drejtori sportiv Richard Hughes kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për 23-vjeçarin.

Raportohet se Gordon dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, kanë rënë dakord të enjten që kjo pagesë ndaj Lyonit të mbulohet nga Liverpooli dhe jo nga klubi parisien.

Barcola ka qenë prej kohësh një objektiv i Liverpoolit dhe pritet të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit.

Nëse aktivizohen të gjitha bonuset, kostoja totale e marrëveshjes mund të arrijë në rreth 123 milionë funte. /Telegrafi/