Brian Hickerson, partneri i Hayden Panettiere, dyshohet se kishte shkëmbyer mesazhe flirtuese me një 26-vjeçare nga Greenville, Karolina e Jugut, në muajt para vdekjes së aktores.
Sipas Page Six, gruaja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, pretendon se u takua me Hickerson më 28 mars në një lokal në Greenville.
Një ditë më pas, ai e ndoqi në Instagram dhe më vonë i dërgoi një mesazh ku i shkruante “shumë mirë që të takova” dhe e ftonte për një pije, shkruan DailyMail.

Gruaja tha se në atë mbrëmje kishte qenë shumë e dehur dhe nuk mbante mend shumë nga ajo që kishte ndodhur.
Më 1 prill, ajo iu përgjigj Hickerson, duke i shpjeguar se kujtesa e saj për natën ishte e kufizuar dhe duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur mes tyre.
Zbulimi vjen pak ditë pas vdekjes së Hayden Panettiere, e cila ndërroi jetë më 16 gusht në një rezidencë në Greenville.
Autoritetet kanë deklaruar se po e trajtojnë rastin si një vdekje të dyshuar nga mbidoza e drogës.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse Panettiere dhe Hickerson ishin ende në një lidhje në kohën kur ai kontaktoi gruan.
Të dy ishin fotografuar së bashku më 2 mars në aeroportin LAX. Avokatët e Hickerson dhe përfaqësuesit e Panettiere nuk kanë komentuar deri tani mbi pretendimet. /Telegrafi/





