Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe veprimtarë të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto rajone.
Gjatë takimit, Kurti theksoi se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po përballen me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Ai nëmëroi se qasja e institucioneve të Kosovës do të jetë mbështetja e pandërprerë e qytetarëve të Luginës përmes formave të ndryshme financiare e arsimore, duke veçuar përkrahjen për studentët dhe fëmijët.
Kryeministri po ashtu u shpreh se Kosova po vazhdon të avokojë fuqishëm edhe në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës.
Në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit socio-politike, si dhe nevoja e domosdoshme për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale e shoqërore midis Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë e Sanxhak./BujanociNet/
Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe veprimtarë të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto rajone.Gjatë takimit, Kurti theksoi se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e […]






