Lana Del Rey dhe bashkëshorti i saj, Jeremy Dufrene, u fotografuan së bashku gjatë një daljeje për pazar në Los Angeles, vetëm pak javë para përvjetorit të dytë të martesës së tyre.
Këngëtarja 41-vjeçare u pa duke dalë nga një dyqan xhinsesh Ralph Lauren, ndërsa Dufrene, 51 vjeç, i cili punon si guidë turistike në kënetat e Luizianës, mbante në shpatull çantën me print leopardi të bashkëshortes së tij.

Del Rey ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, me një këmishë xhins, bluzë të bardhë, xhinse me bel të lartë dhe atlete, shkruan DailyMail.
Ndërsa Dufrene kishte zgjedhur një bluzë gri, pantallona të shkurtra sportive, atlete dhe një kapele.
Çifti u martua në shtator të vitit 2024, vetëm pak muaj pasi lidhja e tyre u bë publike. Që prej martesës, këngëtarja ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes së medieve, megjithëse në muajt e fundit është shfaqur më shpesh krah bashkëshortit.
Muajin e kaluar, Lana ndau gjithashtu në Instagram momente nga festimet e 4 Korrikut me Dufrene në Santa Monica, duke ofruar një tjetër pamje të rrallë nga jeta e tyre si çift. /Telegrafi/





