Mes kaosit, vetmisë dhe rrezikut, Jacob Elordi dhe qeni i tij bëhen protagonistët e një historie prekëse mbijetese në filmin e ri të Ridley Scott, “The Dog Stars”

Magazina

“The Dog Stars”, filmi i ri i Ridley Scott me protagonist Jacob Elordi, sjell një histori post-apokaliptike ku lidhja mes një njeriu dhe qenit të tij bëhet një nga elementët më prekës të rrëfimit. Ngjarjet zhvillohen në vitin 2035, pasi një pandemi gripi ka shkatërruar pjesën më të madhe të njerëzimit. Elordi luan Higun, një […]

Madhësia e shkronjave

“The Dog Stars”, filmi i ri i Ridley Scott me protagonist Jacob Elordi, sjell një histori post-apokaliptike ku lidhja mes një njeriu dhe qenit të tij bëhet një nga elementët më prekës të rrëfimit.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2035, pasi një pandemi gripi ka shkatërruar pjesën më të madhe të njerëzimit.

Elordi luan Higun, një ish-mekanik dhe pilot që jeton në një aeroport të braktisur në Kolorado së bashku me qenin e tij belg Malinois, Jasper, dhe ish-marinsin e ashpër Bangley, të luajtur nga Josh Brolin, shkruan DailyMail

Të tre përpiqen të mbijetojnë duke mbrojtur furnizimet e tyre nga grupe grabitësish të dhunshëm. Por Higu kërkon më shumë se thjesht mbijetesën dhe niset me avionin e tij të vogël në kërkim të njerëzve të tjerë.

Gjatë rrugëtimit ai takon personazhe të ndryshëm, mes tyre një grua të luajtur nga Margaret Qualley, babain e saj të dyshimtë, të interpretuar nga Guy Pearce, një komunitet menonitësh dhe një ish-stjuardesë, e luajtur nga Allison Janney.

I bazuar në romanin e Peter Heller të vitit 2012, filmi nuk sjell një qasje krejtësisht të re ndaj zhanrit post-apokaliptik, por fokusohet te kënaqësitë e vogla të jetës: një kafe në mëngjes, një cigare, koha me qenin dhe aftësia për të riparuar gjërat me duart e tua.

Performanca e Jacob Elordit është një nga pikat më të forta të filmit. Aktori sjell një interpretim më të ndjeshëm dhe emocional, ndërsa marrëdhënia e tij me Jasperin i jep historisë një dimension të veçantë.

Filmi nis si një dramë e qetë dhe melankolike, por në pjesën e fundit ndryshon ritëm, duke sjellë skena të tensionuara dhe brutale, tipike për Ridley Scott.

“The Dog Stars” është vlerësuar me 3 yje, ndërsa kinematografia ajrore e Erik Messerschmidt është veçuar si një nga elementët që e ngre filmin vizualisht. /Telegrafi/