Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen sot në orën 18:00 për të vazhduar bisedimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Sipas burimeve të Telegrafit takimi pritet të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ka folur edhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca.
Në një prononcim për gazetarë të mërkurën, Konjufca ka thënë se ekzistojnë gjasa që takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut të përfundojë me marrëveshje për Presidentin e ri të Kosovës.
Takimi i sotëm vjen në kuadër të përpjekjeve për të arritur konsensus politik për zgjedhjen e kreut të ri të Republikës. /Telegrafi/





