Chelsea thuhet se po shqyrton një transferim të Marcus Rashford para se të mbyllet afati kalimtar, me klubin londinez që ende kërkon të forcojë opsionet e tyre sulmuese.
Blutë janë të hapur për të shtuar një tjetër sulmues të gjithanshëm në skuadrën e tyre dhe e shohin Rashfordin si një zgjidhje të mundshme.
Aftësia e tij për të vepruar në vijën e sulmit mund ta bëjë atë një opsion tërheqës për Chelsean, ndërsa ata vlerësojnë mundësitë e tyre në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
E ardhmja e Rashford mbetet e pasigurt dhe Chelsea mund të shqyrtojë një transferim të reprezentuesit anglez nëse bien dakord për kushtet e duhura.
Skuadra londineze pritet të vazhdojë të monitorojë situatën, ndërsa synon t’i shtojë skuadrës cilësi sulmuese përpara se të mbyllet afati kalimtar.
Vlera e Rashford aktualisht në treg vlerësohet 40 milionë euro, por blerja e tij përfundimtare mund të behet edhe me një shifër prej 30 milionësh. /Telegrafi/





