Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktivë, një është nën kontroll dhe 25 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas informacioneve nga QMK, zjarri është aktiv në zonën e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë, në shtrirjen nga fshatrat Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber drejt Paligradit, si dhe mbi fshatin Vrazhale, ku është prekur një pyll i përzier. Një zjarr aktiv ka edhe në fshatin Tërnovë në Gostivar, ku po digjet një pyll i përzier, si dhe mbi fshatin Nezhilovë në Komunën Çashkë, ku janë prekur pemë bredhi.
Zjarri pranë fshatit Tajmishte në Kërçovë, në lokalitetin Darda, ku po digjej një pyll ahu me kërcell të lartë, është vënë nën kontroll.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar 25 zjarre në vende të ndryshme në të gjithë vendin. Midis tyre janë zjarret në Strumicë, Vasilevë, Delçevë, Kumanovë, Jegunovcë, Gostivar, Vrapçishtë, Demir Hisar, Probishtip, Ilinden, Saraj, Çair, Studeniçan, Haraçinë, Makedonski Brod, Novaci, Petrovec, Berovë, Karbinci dhe Çeshinovë-Obleshevë.
QMK raporton se këto zjarre kanë djegur bimësi të ulët, kashtë, bar të thatë, shkurre, si dhe disa zona pyjore, dhe në disa raste, janë prekur edhe mbeturina, kashtë, ndërtesa dhe një fole lejlekësh.






