Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me tri çmime në kuadër të Malaysian Choral Festival 2026, që po mbahet në Kuala Lumpur.
Çmimin e Artë – Kategoria B4: Ansambël Vokal;Çmimin e Artë – Kategoria A5: Kor i Përzier;Çmimin Special për Skenografi/Koreografi Kreative – Kategoria A5.

Këto çmime vlerësojnë punën, talentin dhe përkushtimin e anëtarëve të Korit Siparantum, duke shënuar një tjetër paraqitje të suksesshme të Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës korale.
Suksesi në Kuala Lumpur është vlerësuar edhe si dëshmi e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në aktivitetet kulturore ndërkombëtare dhe si një shtysë për institucionet që të vazhdojnë mbështetjen për artin dhe kulturën.
Urime për Korin Siparantum, si dhe kompozitorin dhe dirigjentin Memli Kelmendi, për çmimet e fituara dhe këtë sukses të radhës në arenën ndërkombëtare.





