Kourtney Kardashian shkëlqen me bikini argjendi gjatë pushimeve familjare me Travis Barker

Magazina

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi. 47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur stilin e saj veror. Kardashian shijoi pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, bateristin e Blink-182, Travis Barker, dhe fëmijët e tyre. Çifti […]

Madhësia e shkronjave

Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi.

47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur stilin e saj veror.

Kardashian shijoi pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, bateristin e Blink-182, Travis Barker, dhe fëmijët e tyre.

Çifti ka një djalë, Rocky, dy vjeç, ndërsa të dy kanë edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, shkruan DailyMail.

Gjatë udhëtimit, Kourtney u shfaq me të paktën dy modele të ndryshme bikini, një prej tyre me shkëlqim argjendi dhe një tjetër me print leopardi.

Postimi mori edhe reagime nga familjarët e saj. Nëna e saj, Kris Jenner, komentoi me emoji me sy në formë zemre, ndërsa motra Khloe Kardashian la disa zemra të kuqe.

Ndërkohë, familja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të dokumentarit të Travis Barker, “Louder Than Fear”, ku muzikanti foli për historinë e dashurisë me Kourtney, humbjen e dhimbshme të një shtatzënie dhe ardhjen në jetë të djalit të tyre Rocky në nëntor 2023. /Telegrafi/